Pas pezullimit të kampionatit për shkak të Koronavirusit, si në shumë shtete të Europës, rinisi futbolli edhe në Austri, ku ditën e djeshme RB Salzburg u shpall fitues i Kupës teksa shkatërroi në shtëpi SC Austri Lustenau me rezultatin 5-0.
Përveç shumë kufizimeve të rregullave ndaj lojtarëve, ata janë gjithashtu të privuar nga e drejta për të festuar golin apo fitimin e një Kupe. Përshkak të këtyre masave këto dy javë kemi parë festime gazmore në distancë apo me brryl.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me festimin e trofeut të Kupës nga Salzburg, teksa lojtarët kanë respektuar distancën me njëri-tjetrin dhe trofeu ështe ngritur duke qëndruar në largësinë 2 metra dhe të vendosur në disa kuti të shënuara. Kjo mënyrë duket se do të jetë një risi në kohën e pandemisë, pasi mund të jetë si shembull për shumë skuadra kampione të cilat do të kurorëzohen në javët apo muajt në vazhdim, megjithëse nuk duket shumë e bukur. /Sport Ekspres/
This is what a socially-distanced trophy lift looks like, demonstrated by Austrian Cup winners Red Bull Salzburg.
(via @beinsportsusa)pic.twitter.com/SY4B1Z4w8C
— Squawka News (@SquawkaNews) May 30, 2020