VIDEO/ Si është e mundur? Sherri shpërtheu mes lojtarëve te Man Utd-Barcelona, Casemiro kthen kokën nga ana tjetër

Manchester United arriti të mposhte me shifrat 2-1 Barcelonën dhe kaloi më tej në Europa League.

Një tjetër ndeshje e mrekullueshme e siguruar nga Casemiro me fanellën e Djajve të Kuq, por shumë janë befasuar nga sjellja e tij kur në një moment shpërtheu kaos në Old Trafford.

Bruno Fernandes zemëroi lojtarët e Barcelonës kur goditi topin fort drejt mesfushorit katalanas Frenkie De Jong që ishte shtrirë në tokë.

Fernandes mori një karton të verdhë për sjellje vërtet të turpshme dhe u krijua kaos absolut dhe praktikisht të gjithë lojtarët u përfshinë.

Ndërsa gjërat u ndezën, lojtari që pritej më shumë të ishte në qendër të sherrit, çuditërisht nuk ishte i përfshirë fare.

Casemiro thjesht ktheu kokën dhe u largua. Ai as nuk ishte i interesuar për atë që po ndodhte dhe po shikonte nga ana tjetër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online