Manchester United arriti të mposhte me shifrat 2-1 Barcelonën dhe kaloi më tej në Europa League.
Një tjetër ndeshje e mrekullueshme e siguruar nga Casemiro me fanellën e Djajve të Kuq, por shumë janë befasuar nga sjellja e tij kur në një moment shpërtheu kaos në Old Trafford.
Bruno Fernandes zemëroi lojtarët e Barcelonës kur goditi topin fort drejt mesfushorit katalanas Frenkie De Jong që ishte shtrirë në tokë.
Fernandes mori një karton të verdhë për sjellje vërtet të turpshme dhe u krijua kaos absolut dhe praktikisht të gjithë lojtarët u përfshinë.
Ndërsa gjërat u ndezën, lojtari që pritej më shumë të ishte në qendër të sherrit, çuditërisht nuk ishte i përfshirë fare.
Casemiro thjesht ktheu kokën dhe u largua. Ai as nuk ishte i interesuar për atë që po ndodhte dhe po shikonte nga ana tjetër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
bruno fight against barcaleona players ? #MUNBAR pic.twitter.com/vdzj5Aa8C1
— gvjj (@jjvjijk) February 23, 2023