Ëndrra e Kristiano Ronaldos për të fituar Kupën e Botës përfundoi sot. Maroku na surprizoi sërish, këtë herë duke elimiuar një tjetër Kombëtare të madhe si Portugalia. Ylli 38-vjeçar ka shpërthyer në lot sapo është dëgjuar vërshëllima e trefishtë e arbitrit.
Një tifoz i ka shkuar pranë për ta takuar nga afër, por Ronaldo ka reaguar në mënyrë agresive, duke e shtyrë nga vetja dhe duke vijuar rrugën drejt dhomave të zhveshjes. Një sjellje kjo krejt ndryshe nga Son Heung Min apo Nejmari. Koreani i dha kënaqësinë anëtarit të stafit të Ganës të kishte një foto me të, pavarësisht se ishte duke qarë pas humbjes. Gjithashtu Nejmari ka lënë mënjanë trishtimin e tij pas eliminimit nga Kroacia dhe ka përqafuar djalin e Ivan Perisiçit, i cili shkoi ta përshëndeste nga afër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
— WorId Cup Out Of Context (@WorIdCupOOC) December 10, 2022