VIDEO/ Shtyllë nga goditja e dënimit, asist, predhë nga distanca, Myrto Uzuni jep spektakël ndaj Mesit dhe Suarez

Dje është luajtur përballja mes Inter Miamit dhe Austin e mbyllur në shifrat 2-2. Myrto Uzuni ka zhvilluar njê super ndeshje ndaj ekipit të Lionel Mesit dhe Luis Suarez, të cilët realizuan nga një gol në këtë takim.

Ndërkohë nga krahu tjetër, Uzuni bëri gjithçka te Austin. Për ta nisur nga asisti i golit të dytë me një pasim të telekomanduar pêr shokun e ekipit. Një goditje fantastike nga goditja e dënimit do të shkonte në shtyllë, ndërsa një tjetër predhë shkoi ngjitur me shtyllën. Gjithashtu një pasim i bukur i Uzunit do të ishte një tjetër asist perfekt, por për fat të keq edhe gjuajtja e shokut të ekipit do të ndalej në shtyllë. /Sport Ekspres/