VIDEO/ Shtirja e turpshme e Bonuçit nxjerr të kuqin, Italia me fitore “të vjedhur” ndaj Armenisë

Një tjetër aktrim vjen nga ana e Leonardo Bonuçit në fushën e lojës, ndërsa këtë herë e ka tepruar tërësisht me Italinë. Duke pretenduar se ka marrë një ndërhyrje më bryl nga kundërshtari, arbitri nuk heziton për t’i nxjerrë kartonin e kuq sulmuesit të Armenisë, Karapetian.

Do të ishte ky i fundit që do të shënonte edhe golin e parë të takimit, para se Beloti të barazonte gjithçka. Në minutën e 45 do të ndëshkohej edhe me kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje inekzistente ndaj Bonuçit, me këtë të fundit që aktrimin e kishte me notën 10.

Armenia nuk mund të konkurronte dot më si më parë ndaj Italisë, duke u dorëzuar me shifrat 1-3 në pjesën e dytë. Por deri në momentin që drejtësia në lojës ishte në nivelin e duhur, “axurrët” po linin pikë në transfertë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *