Pjesa e parë e ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Manchester City-t është karakterizuar nga nervat. Në një sfidë mes dy klubeve gjigante që luajnë për një biletë në finalen e Champions League-s nuk mund të mungonin as konfrontimet fizike mes lojtarëve.
Nëse gjithnjë jemi mësuar të shohim një Modriç që funksionon si truri i mesfushës, këtë herë e kemi parë në një version si asnjëherë më parë. Në minutat e para të sfidës, kroati është përballur me Laporte-n. Megjithëse shtatshkurtër në trup, Modriç ka treguar një zemër luani dhe nuk i ka bërë bisht ballafaqimit.
Madje, veprimit të lojtarit të Manchester City-t i është përgjigjur me të njëjtën monedhë, duke e goditur me shpullë. Laporte rrëzohet menjëherë përtokë, por arbitri nxjerr nga xhepi vetëm kartonin e verdhë, të cilin ua tregon të dy lojtarëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/lordyankees/status/1521930496858591236