Laçi-Vllaznia 5-2 Marku 17′, Deliu 34′, Ignatovic 79′, Prengaj 84′, Rapo 93’/ Zogaj 50′, Lika 82′
Në ditën e sotme do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e Superiores, që do të fillojnë në orën 17:00. Partizani-Kukësi ishte programuar për t’u zhvilluar në mbrëmjen e sotme, por për shkak të një problemi në energjinë elektrike është shtyrë dhe do të luhet në të njëjtin orar me sfidat e tjera.
Trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare me të cilat do të kërkojnë 3 pikët në fushë. Laçi nuk do të ketë as këtë herë bomerin Nuabueze në dispozicion, teksa sulmuesi nuk është rekuperuar ende nga dëmtimi. Megjithatë talenti Xhixha mbetet një kërcënim për portën e Vllaznisë.
Nga ana tjetër Vllaznia ka udhëtuar pa trajnerin Jonuz, i cili lajmëroi largimin nga kreu i pankinës, ndërsa në stolin e shkodranëve do të ulet ditën e sotme zëvendëstrajneri Osja. Ky i fundit nuk ka sjellë ndryshime të shumta në 11-she, megjithëse vihet re mungesa e kapitenit Lika./Sport Ekspres/
LAÇI: Stajila, Trokthi, Ignjatovic, Selmani, Turkaj, Rapo, Deliu, Teco, Marku, Xhixha, Greca. Trajner: Armando Cungu.
VLLAZNIA: Efremov, Gligorov, Adili, Malota, Gurishta, Krymi, Kruja, Bardulla, Sidorenco, Shtubina, Junior. Trajner: Safet Osja