VIDEO/ Shqiptari adhurohet në Turqi, radhë e madhe për të marrë një autograf nga Rei Manaj

Rei Manaj është kthyer në stërvitje me Sivaaporin, pavarësisht interesit të lartë që kishte për të në merkato. Klubi turk nuk lejon që sulmuesi lushnjar të largohet nën shifrën e 15 milionë eurove, prandaj me ngjasa palët do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në sezonin e ardhshëm. Manaj ka fituar zemrat e tifozëve të Sivasporit. Lojtari shqiptar adhurohet në Turqi, ku e kanë pritur me shumë ngrohtësi.

Të shumtë kanë qenë tifozët që kanë shkuar në qendrën stërvitore të Sivasporit për të takuar nga afër ish-lojtarin e Barcelonës. Një radhë e gjatë është krijuar nga sportdashës që kërkojnë një autograf apo një fotografi me Rei Manajn./Halit Delibashi-Sport Ekspres/