Dita e sotme ka folur mirë për futbollin shqiptar. Pas suksesit së Kombëtares kuqezi, e cila mposhti 3-2 Bjellorusinë dhe përfundoi e para në grup, të njëjtin hap ndjek edhe Kosova. Dardanët e kanë mbyllur me fitore këtë edicion të vështirë për ta në Ligën e Kombeve. Pandemia i kushtëzoi shumë dhe kjo u ndje në fushën e lojës përgjatë ndeshjeve, madje aq sa për një moment mund të rrezikonte rënien përsëri në Ligën D.
Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kosova ka fituar me shifrat minimale 1-0 kundër Moldavisë këtë mbrëmje, duke e mbyllur Ligën e Kombeve në vendin e 3-të në grup, ndërsa moldavët do të duhet të zbresin një ligë më poshtë sezonin e ardhshëm.
Ndeshja u vendos në minutën e 31-të, falë Lirim Kastratit, i cili tundi rrjetën dhe i bëri dhuratën e bukur përfaqësueses së tij. Ndërkohë vetëm 5 minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, Dresheviç është ndëshkuar me karton të kuq dhe ka lënë ekipin me 10 lojtarë, por megjithatë kjo nuk e ka ndryshuar fatin e ndeshjes për dardanët, që ia dolën ta mbanin rrjetën të paprekur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GOOOLLLL DE LIRIM KASTRATI pic.twitter.com/5ffYBvro19
— Kosovoneta ???? (@KosovoTT) November 18, 2020