VIDEO/ Objektivi u arrit! Kuqezinjtë shpërthejnë në festë në dhomat e zhveshjes, i bashkohet edhe presidenti Duka

Një natë që solli emocione pozitive ishte kjo e sotmja për Kombëtaren shqiptare. Nëntori mbyllet me 3 fitore radhazi, ndërsa Liga e Kombeve me vendin e parë në grup. Më mirë nuk mund të kishte për këtë muaj. Objektivi i kuqezinjve për këtë edicion të Ligës së Kombeve u arrit dhe tashmë përpara i presin edhe synime të tjera.

Por pa kaluar ende te e ardhmja, futbollistët e Kombëtares janë ndalur të gëzojnë suksesin e së tashmes. Pas përfundimit të takimit dhomës së zhveshjes së lojtarëve të Shqipërisë i është bashkuar edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, që ka përshëndetur futbollistët për arritjen e vendit të parë në grup. E në këtë moment ka shpërthyer edhe festa kuqezi në brendësi të stadiumit “Air Albania“, me lojtarët që nuk mund të përmbahen pas një edicioni të mbyllur me sukses./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online