VIDEO/ Shqiponja e Elvis Kabashit që mund Juventusin U-23 në sytë e Nedved, “çmendet” sërish legjenda e bardhezinjëve

Nga Klaudio Ndreca

Këto ditë nuk janë aspak të mira për Pavel Nedved që është mbingarkuar nga ana emocionale dhe po shfryn ndaj arbitrave. Pasi la pas gjithë mllëfin e kaluar në ndeshjen mes Juventusit dhe Fiorentinës, atje ku do të largohej pasi nuk po pranonte vendimet e La Pennas, një tjetër “deja vu” ndodh me Juventusin U-23.

Këta të fundit janë përmbysur në shifrat 1-2 ndaj Renates në Serinë C, ekipit ku ndodhen edhe disa lojtarë shqiptarë. Atje gjendet Armand Rada, Elvis Kabashi dhe Erald Lakti. Në minutën e 85 të takimit do të vinte goli nga Elvis Kabashi nga pika e bardhë e penalltisë që vendosi ndeshjen në 1-2.

Menjëherë nisi festa e shqiponjës, ndërsa në mediat italiane është raportuar prej disa kohësh se trajneri Reja po e sheh këtë element për ta marrë në Kombëtaren e Shqipërisë. Renate është duke kryesuar në Serinë C dhe ka katër pikë më tepër se Como e vendit të dytë, duke kërkuar ngjitjen në Serinë B.

Ndërkohë Nedved nuk e ka pranuar aspak vendimin e gjyqtarit për të akorduar penalltinë e kthyer në gol nga Kabashi duke protestuar: “Nuk kam parë kurrë në jetën time një penallti të tillë. Topi ishte në mesfushë dhe arbitri nuk kishte njoftuar për asnjë vendim, më pas kthehet dhe akordon penalltinë”, ka thënë Nedved. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online