VIDEO/ Shqipëria tregohet super ndaj Spanjë në transfertë, goli i Uzunit dhe humbja me nder

LIVE, Spanjë – Shqipëri 2-1 Ferran Torres 75′, Olmo 90’/ Uzuni 85′

Ka përfunduar me rezultatin 2-1 miqësorja e luksit mes Shqipërisë dhe Spanjës. Në Barcelonë ka vend për festën spanjolle, teksa një supergol i Dani Olmos në minutën e 90 vendosi fatin e takimit. Një paraqitje tejet pozitive e kuqezinjve, të cilët përballuan me sukses një nga Kombëtaret më të mira të globit. Iberikët dominuan në lojë dhe rrezikuan disa herë portën e Berishës përgjatë pjesës së parë, ndërsa nuk mungoi as kërcënimi nga Shqipëria, ku vetëm centimetrat ndanë Cikalleshin nga goli.

Pjesa e dytë paraqiti një tablo tjetër, me të dyja ekipet që gjejnë rrugën e rrjetës. Pas 75 minutave rezistencë mbrojtja e Shqipërisë dorëzohet dhe Ferran Torres shkund rrjetën e Berishës. Por festa shuhet vetëm 10 minuta më pas. Fati i buzëqesh Myrto Uzunit, i cili pas një devijimi të topit e dërgon atë pas shpinës së portierit. Britmat e beratasit pushtuan qiellin e Barcelonës, duke u çliruar më në fund nga mungesa e gjatë e golit te Kombëtarja. Megjithatë, kur të gjithë tifozët shqiptarë prisnin të largoheshin me një barazim nga Spanja, Dani Olmo vjen me një goditje perfekte që përfundon në trekëndësh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *