Thuhet vazhdimisht se politika duhet të qëndrojë larg sportit, por sportistët serb bëjnë gjithçka për të shfrytëzuar çdo moment që i shërben në favor të Serbisë duke mos njohur Kosovën. Këtë herë një rast i tillë ka ardhur te ylli i NBA, Nikola Jokvic.
Lojtari i Denver ka korrigjuar shokun e ekipit, sllovenin Vlatko Cancar, që duhej të listonte të gjitha shtetet me të cilat kufizohet Serbia. Pasi përmend të gjithë emrat e vendeve fqinje, slloveni shprehet se Serbia kufizohet nga Shqipëria dhe Kosova. Por më pas është basketbollisti serb që e ka korrigjuar duke i thënë se Shqipëria qëndron, por jo Kosova. /Sport Ekspres/
NIKOLA EDUKUJE NEUKE ??? pic.twitter.com/y4utRCbNg6
— Neguj mo srbski (@Neguj_mo_srbski) March 8, 2022