VIDEO/ Shqipëria nuk ndalet as në miqësore, Laçi dhe një gol si i ilaç për sytë nga Muçi mposhtin Bullgarinë

Shqipëria nuk e ka ndalur as sot ecurinë pozitive që po përjeton nën drejtimin e Silvinjos. Pavarësisht se kishim të bënim me një takim miqësor, ekipi ka kryer detyrat e trajnerit dhe ka dalë me fitore nga “Air Albania“. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 41-të, kur Qazim Laçi shfrytëzon një top në zonë dhe e ndal në rrjetë.

Ndërkohë goli i dytë do të vinte në minutën e 81-të. Autor këtë herë ishte Ernest Muçi. Në momentin e parë që iu la hapësirë, ish-lojtari i Tiranës provon nga distanca dhe shënon një gol që për tifozët ishte si një ilaç për sytë. Në fund shifrat shënojnë 2-0 dhe Shqipëria merr kështu fitoren e radhës në “Air Albania“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online