VIDEO/ Shqipëria nuk e ka një të dytë si ai, Gjimshiti i hidhet në këmbë Ronaldos dhe i mohon golin

Dueli mes Juventusit dhe Atalantës është mbyllur në një barazim 1-1. Takimi u vendos nga dy supergola, ndërsa nuk munguan as rastet e pastra për të dy kampet. Megjithatë portierët dhe mbrojtja kanë bërë punën e duhur, duke mos pësuar më tepër gola.

Në listën e golashënuesvë ka munguar emri i Kristiano Ronaldos dhe këtu ka meritë edhe Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ka treguar edhe një tjetër herë vlerat e tij, duke dëshmuar pastër se Shqipëria nuk e ka një të dytë si ai. Në momentin kur portat ishin ende të paprekura, Morata, i gjendur brenda zone, pason për Ronaldon, që kishte mundësinë e artë të tundte rrjetën.

Por diçka e tillë nuk ndodhi, pasi Gjimshiti hidhet menjëherë në këmbët e tij dhe me një ndërhyrje fantastike i mohon golin yllit portugez. Topi shkon sërish në këmbët e Moratas, që e tepron dhe kërkon spektaklin për një gol me thembër, por e dërgon sferën jashtë katërkëndëshit të mbrojtur nga Golini. Kështu pavarësisht se ishin në epërsi numerike me vetëm Gjimshitin të gjendur në zonë, Juventusi nuk arrit të zhbllokonte rezultatin më herët, që mund t’i kishte dhënë më pas ndeshjes një tjetër rrjedhë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online