Ndeshjet e Kombëtares shqiptare përfunduan dhe tani Silvinjo duhet të jetë me laps në dorë për të mbajtur shënime nga miqësoret e kundërshtarëve të tij në Euro 2024. Kroacia është përballur sot me Egjiptin, të cilin e ka mposhtur me rezultatin 2-4.
Kombëtarja afrikane gjeti e para rrugën e rrjetës në minutën e 6 me anë të Rabiasë. Por ky gol i shpejtë nuk i futi aspak në panik kroatët. Vlashiçi ktheu sërish shifrat në baraspeshë në minutën e 21-të me anë të një goditjeje fantastike në hyrje të zonës. Më pas ishin Petkoviçi (57’), Kramariçi (77’) dhe Majeri (88’) që përmbysën shifrat në 1-4. Abdelmonemi ngushtoi diferencat në minutën e 94-t, por goli i tij ishte i pamjaftueshëm për të ndryshuar fatin e këtij takimi.
Dy prej golave të Kroacisë u shënua me goditje spektakolare në hyrje të zonës, ndërsa dy të tjerët erdhën me anë të goditjeve me kokë nga goditjet standarte. Kjo e fundit është edhe pika më e dobët e ekipit tonë kombëtar, që shpesh ka hasur vështirësi në goditje standarte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Goal: Lavro Majer | ?? Egypt 1-4 Croatia ??pic.twitter.com/bxZckhwZnH
— FootColic ?? (@FootColic) March 26, 2024
Petkovi?’s beautiful header. ?pic.twitter.com/sEAfv6vJdh https://t.co/rVc549Mj9s
— ?? (@TheCroatianLad) March 26, 2024