Atletiko e Madridit ka vazhduar eurinë e saj pozitive. Madrilenët kanë marrë fitoren e radhës, këtë herë në Champios League. Bardhekuqtë kanë përmbysur Fejnordin mbrëmjen e sotme nga 1-2 në 3-2. Skuadra spanjolle ka treguar shpirt gare dhe arsyeja që fshihet pas dëshirës së madhe të kryeqytetasve është Diego Simeone.
Trajneri i Atletikos e përjeton futbollin si askush tjetër. Pasioni i tij i jashtëzakonshëm dhe energjia e madhe që përcjell jashtë vijave kufizuese të fushës është e adhurueshme. Simeone e ka pasur të vështirë ta përbante sot adrenalinën e madhe në fundin e pjesës së parë. Grizmani barazoi në 2-2 në sekondat e fundit të shtesës së pjesës së parë dhe trajneri argjentinas shpërthen në emocione të zjarrta që padyshim tërhoqën vëmendjen e tifozëve. Qendrimi i ulur në pankinë nuk bën për të, për Simeonen futbolli është bërë për t’u përjetuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? SIMEONE ? pic.twitter.com/Or0vlL541A
— Caausapee (@caaausapee) October 4, 2023