Portugalia ka mposhtur mbrëmë Zvicrën me rezultat 4-0 në kuadër të javës së dytë të grupit A2 të Ligës së Kombeve. Kjo ndeshje i takonte Cristiano Ronaldos, i cili shënoi dy gola në minutën e 35-39 dhe një tjetër u anulua në hapjen e pjesës së dytë.
E pranishme në stadiumin Jose Alvalade ishte edhe nëna e tij Maria Dolores dos Santos Aveiro, e njohur për reagimet e saj emocionale kur djali i saj është dominues në fushë. Me golin e parë dhe të dytë nëna e Ronaldos nuk mundi të kontrollonte emocionet. Ajo nisi të qante me ngashërim dhe jepte ndjesinë se e kishte të vështirë atë që merrte frymë në ato momente. /Sport Ekspres/
¡Qué momento! La emoción de la madre de @Cristiano con el doblete con Portugal ?? contra Suiza ?? pic.twitter.com/naqJ0mJd73
— Luis Omar Tapia (@LuisOmarTapia) June 5, 2022