Në shtesën e parë të gjysmëfinales së Realit të Madridit ndaj Manchester City, një tifoz do të hynte në fushën e lojës. Menjëherë shpalosi edhe flamurin e Shqipërisë, teksa ka shkuar për të përqafuar Benzeman.
Në video tregohet se shokët e këtij tifozi të quajtur Gimi, kanë punuar për të shpërqendruar sigurimin në stadium duke thënë disa fjalë “pa kuptim”. E teksa sigurimi ishte duke u përpjekur për të përkëthyer fjalët, nga ana tjetër tifozi kishte hyrë në fushë. /Sport Ekspres/