VIDEO/ Shkon që nga mesfusha dhe çan mbrojtjen kundërshtare, Sahiti feston golin e parë në kampionat

Emir Sahiti ka qenë protagonist mbrëmjen e sotme në fitoren 2-0 të arritur nga Hajduku i Splitit. Përballë në fushën e lojës qendronin lojtarët e Slaven Belupos, të cilët u larguan pa pikë nga kjo tranfertë. Goli i parë mban firmën e Sahitit, që në minutën e 35 merr një top në mesfushë dhe nuk ndalet derisa gjendet përpara portierit kundërshtar.

Futbollisti shqiptar ka çarë mbrojtjen e Slaven Belupos, ndërsa më pas ka mposhtur edhe portierin rival. Emir Sahiti feston kështu golin e parë në kampionat për këtë sezon, ku synon të përsërisë suksesin personal të arritur vjet në huazim te Sibeniku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/AboutHnl/status/1426630003920445448

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *