Kastrioti-Tirana ishte një ndeshje që prodhoi shumë emocione dhe në fund fituan bardheblutë me shifrat 0-1. Goli i vetëm i takimit u realizua nga Nikqi në minutën e 100. Por një vëmendje të madhe tërhoqi edhe sherri që shpërtheu në minutën e 76 të takimit.
Ishte lojtari Cela që vendosi duart në fyt te Hasani. Kjo solli nxehjen e gjakrave me grumbullimin e lojtarëve nga të dy krahët. Aleksi shkoi për të ndarë lojtarët dhe mënyrën e tij po tërhiqte ata të Kastriotit që të vazhdonin lojën.
E gjitha kjo duket se u keqkuptua nga arbitrat, të cilët duke ditur natyrën e Aleksit, e menduan ndryshe atë moment për ta nxjerrë me karton të kuq ashtu si edhe Celën. Gjithsesi Tirana do ta vuajë këtë karton më tepër në ndeshjen e radhës pasi ndaj Kastriotit arritën që të fitonin. /Sport Ekspres/