Fantastike/ Talenti 18-vjeçar i Shqipërisë grumbullohet nga ekipi i parë i Atalantës! Ditë e veçantë edhe për Berat Gjimshitin, Atalanta detyrohet të shkruajë shqip

Berat Gjimshiti e ka festuar ndryshe datëlindjen, në fushën e lojës. Mbrojtësi shqiptar ishte nga minuta e parë për Atalantën kundër Leçes, në atë humbje me shifrat 1-2. Atalanta e ka uruar Gjimshitin edhe në gjuhën shqipe. Në listën e lojtarëve të Atalantës që gjendeshin në stol dhe të gatshëm për këtë takim kishte edhe një të veçantë.

Endri Muhameti është grumbulluar për herë të parë nga ana e Gasperinit. Talenti 18-vjeçar që luan me moshat e Shqipërisë është në rolin e mesfushorit dhe ishte në stol kundër Leçes. Gasperini njihet për besimin që i jep talenteve të rinj dhe për nxjerrjen e futbollistëve “të panjohur”. E parë në këtë këndvështrim, Muhameti ka shansin e artë për të treguar vlerat. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online