Derbi i futbollit holandez mes Ajaksit dhe Fejnordit ka nisur me një skenë që ka tërhequr jo pak vëmendje. Kapiteni i Fejnordit ka injoruar lojtarin e Serbisë, Dushan Tadiçin, në momentin kur të dy janë paraqitur përpara arbitrave për të zgjedhur anën e fushës në të cilën do të vendoseshin. Orkun Kokçu ka bërë sikur Tadiçi të mos ekzistonte. Lojtari turk ka shmangur shikimin me të dhe nuk i ka zgjatur dorën për ta takuar.
Arsyeja? Një hakmarrje brilante për vendimin e pak javëve më parë të lojtarit serb. Ky i fundit ishte i vetmi kapiten në elitën e Hollandës që nuk iu bashkua nismës së kampionatit që të gjithë kapitenët të vendosin një shirit të veçantë gjatë ndeshjeve, në nderim të të prekurve nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë. Kokçu nuk e ka harruar këtë moment dhe mbrëmjen e sotme vendosi të hakmerrej./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ajax kaptan? Dusan Tadic ile Feyenoord kaptan? Orkun Kökçü, hakemin gerçekle?tirdi?i hava at???nda bir araya geldi. Hava at???n?n ard?ndan hakemlerle tokala?an Orkun, Tadic’in elini s?kmad?.
? Tadic, depremzedeler için haz?rlanan Türk bayrakl? pazubendi takmam??t?. pic.twitter.com/cC8VSW4oKY
— Panenka Sport (@PanenkaSport) March 20, 2023
?? Orkun Kökçü, depremzedeler için haz?rlanan Türk bayrakl? pazubendi takmayan Ajax kaptan? Dusan Tadic’i görmezden geldi
— VTR Spor (@vtrspor) March 20, 2023