“E dimë që Romës i pëlqen të bëjë zhurmë në fushë“, Hysaj thumbon Murinjon: Nuk do të ketë një derbi të tretë për ta

Lacio fitoi mbrëmë derbin e dytë për këtë sezon kundër Romës. Goli i Xakanjit vendosi këtë sfidë, e cila e dërgoi Lacion në vendin e dytë në renditje. Pas ndeshjes, Elseid Hysaj ka dhënë një intervistë  për mediat e pranishme në “Olimpiko“, ku ka thumbuar Zhoze Murinjon. Ky i fundit ironizoi bardhekaltrit pas eliminimit nga Liga e Konferencës me faktin se tashmë nuk do të ketë një kompeticion të tretë për ta në Europë. Sakaq, Hysaj i është përgjigjur me faktin se tashmë edhe për Romën nuk do të ketë një derbi të tretë.

“Ishte shumë e rëndësishme të sillnim pikët në shtëpi. Fitimi i derbit të dytë është një gjë vërtetë e bukur dhe pak njerëz e përjetojnë atë. Murinjo? Fjalët e tij ishin të rënda, por, siç thotë ai, nuk do të ketë as një derbi të tretë për ta, kështu që ne ecim drejt në rrugën tonë. Ne e dimë që Roma është një ekip që i pëlqen të bëjë shumë zhurmë në fushë. Ne ishim të mirë për të mos rënë për provokimet e tyre dhe lojën e tyre. Nervozizmi është aty në fund të ndeshjes. Po kënaqesha, nuk pashë asgjë. Pastaj më thanë që Marushiçi kishte marrë kartonin e kuq”, ka thënë Elseid Hysaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online