Një ndesje me mjaft emocione po luhet në “San Siro”, ku Interi pret Napolin. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, megjithëse nuk munguan rastet nga të dyja skuadrat. Nga minuta e parë në këtë përballje është edhe Romelu Lukaku, i cili po tregon një formë të dobët, po njësoj si në Botëror.
Në minutën e 34-t, sulmuesi belg ka dështuar në kontrollin e topit. Lukaku tenton të përvetësojë një pasim të shokut të tij të skuadrës, por e nxjerr topin jashtë vijës anësore. Përpjekja e tij për të kontrolluar topin e kthen në objekt talljeje edhe për kundërshtarët. Kamera fokuson stolin e Napolit, ku shihet njëri prej lojtarëve duke qeshur, teksa i bën me shenjë shokut të tij të ekipit të shohë rastin e Lukakut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
ptdrrrr lukaku pic.twitter.com/RV38RDePEH
— C?c?l i t o (@Cocov1_) January 4, 2023