Anthony Joshua ka fituar një tjetër ndeshje me KO, duke mundur këtë herë boksierin polak Kubrat Pulev. Gjithçka është mbyllur në raundin e nëntë, atje ku grushtet e kampionit ishin të papërballueshme, pavarësisht rezistencës së madhe të kundërshtarit.
Ky i fundit do të shtrihej disa herë në tokë, por nuk pranoi që të dorëzohej. “Edhe një gjuajtje e fundit”, atje ku Joshua nuk kishte aspak mëshirë për të mbyllur gjithçka në momentin më të mirë.
Pulev kërkoi sërish që të ngrihej dhe të luftonte, por ishte tërësisht e pamundur dhe arbitri njoftoi për mbylljen e kësaj ndeshje. Në këtë mënyrë Joshua numëron fitoren e 24, mes të cilave i ka 22 me KO dhe humbja e vetme është marrë ndaj Ruiz, atje ku do të befasohej i gjithë opinioni sportiv. /Sport Ekspres/
Joshua stops Pulev in the 9th #boxing pic.twitter.com/nS08DhINLQ
— Fuckie Chinster (@Daily_Bruise) December 12, 2020