Thomas Strakosha ka vazhduar që të jetë pjesë e Lacios edhe pas kësaj merkato të dimrit. Portieri shqiptar e nisi si titullar në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës, duke e mbajtur portën e paprekur në atë fitore me shifrat 0-3. Ndërkohë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi tregon rritjen e cilësisë së lojës nën drejtimin e Sarrit.
Atje shihet se aksioni nis që nga këmbët e Thomas Strakoshës që është rritur së tepërmi në lojën me këmbë dhe ka saktësi të madhe. “Kjo nuk është Play-Station”, shkruhet nga ana e Lacios ku shfaqen kombinimet mbreslënëse. /Sport Ekspres/
? “?????? ??? ?? ?? ???????????” ? pic.twitter.com/6CJdADQwXD
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) February 6, 2022