VIDEO/ Shihni momentin e golit të dytë të Israelit! Elseid Hysaj nuk lëviz nga vendi, qëndron si tifoz dhe sheh statik kundërshtarët sesi shënojnë

Elseid Hysaj ka qenë në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë te Kombëtarja për shkakun e ndeshjeve të dobëta të zhvilluara. Pavarësisht se ndaj Israelit ka marrë disa komplimente nga analistët sportivë për thjeshtësinë e tij, ka ende shumë të meta.

Nëse në skemën 3-5-2, anësorët nuk shkojnë kurrë në fundore, atëherë kjo është një shpikje e re. Për shkakun e kritikave të shumta, Hysaj nuk doli kurrë në krahë për të ndihmuar sulmin, duke qëndruar në mbrojtje. Kështu i la të gjithë peshën dhe përgjegjësinë Ivan Balliut nga krahu tjetër që duhej të gjendej kudo në fushë, pasi në të kundërt Shqipëria nuk do të dilte kurrë për të sulmuar.

Por edhe pas qëndrimit të gjatë në prapavijë dhe mungesës së konsumimit fizikisht, të paktën në krahasim me Balliun, Hysaj shfaq shenja lodhje në golin e dytë të Israelit. Pas goditjes së kundërshtarit drejt Etrit Berishës, topi shkon te lojtari i Israelit, që gjendej në krahun dhe vendin e Hysajt.

Shkodrani zgjedh që të qëndrojë statik dhe të mos lëviz nga vendi. Sigurisht, jo se nëse do të lëvizte në drejtim të kundërshtarit do të na kishte shpëtuar nga pësimi i golit, por minimumi është grinta e treguar në momente të tilla. Gjimshiti, i cili ndodhej thuajse në të njëjtin vend me Hysajn në ato momente, nis vrapimin menjëherë te lojtari i Israelit, pa arritur që ta kap. Ndërkohë Hysaj bën rolin e tifozit duke qëndruar në të njëjtin vend dhe në fund mjaftohet me një dorë të ngritur te anësori për pozicion jashtë loje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *