Dy ndeshje në dy ditë! Kristjan Asllani është pjesë e ekipit të parë të Empolit, ku thuajse në çdo ndeshje po merr minutat e tij në Serinë A. Mesfushori 19-vjeçar që është pjesë e Shqipërisë konsiderohet si lojtar me shumë prespektiv për të ardhmen.
Në ditën e djeshme është përdorur edhe nga Empoli U-19 për ndeshjen në Youth League ndaj Crevena Zvezdës. Në fitoren me shifrat 5-0, Asllani realizoi golin e dytë dhe të katërt, i fundit erdhi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Ndërkohë në golin e tretë të Empolit, Asllani dhuroi një asist perfekt për Baldanzin, që do të kthehej në gol. /Sport Ekspres/