Etrit Berisha është rikthyer në kryeqendër të vëmendjes mediatike në Itali. Portieri shqiptar e nisi si titullar edhe kundër Interit, duke e shpëtuar Torinon nga humbja dhe duke marrë një pikë në barazimin 1-1.
Në të paktën tre raste të pastra, Berisha ka arritur që të shpëtojë Torinon nga golat, duke treguar reflekset e tij. Ndërkohë në një prej tyre, mund të shihni edhe Inzaghi-n sesi del nga vetja dhe nuk i beson syve. /Sport Ekspres/