Myrto Uzuni po përjeton një sukses të jashtëzakonshëm te Ferencvaroshi. Sulmuesi shqiptar këtë vit kalendarik ka shënuar në thuajse çdo ndeshje. Futbollisti beratas ka shënuar në takimin e 5 radhazi në Hungari, ku ka tundur sërish rrjetën.
Talenti 25-vjeçar ka zhbllokuar rezultatin në përballjen e radhës kundër MOL Fehervar. Në minutën e 12 të takimit Uzuni e ndal topin në rrjetë, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi është “çmendur” te Ferencvarosh në këto javë të fundit, ku në 5 ndeshje ka shënuar po aq gola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/