“S’ka rëndësi si luan, rëndësi ka të fitosh”, mesfushori i Mançester Junajtid i mërzitur me pikët e humbura ndaj Evertonit

Mançester Junajtid humbi 2 pikë mjaft të rëndësishme, teksa pësuan golin nga Evertoni në minutën e fundit të takimit, kur ishin duke fituar me rezultatin 3-2. Ky barazim e bën pak të vështirë për skuadrën e “djajve të kuq” në luftën për titullin kampion të Premier Ligës.

Mesfushori Fernandez ishte mjaft i indinjuar për këtë barazim, duke thënë se për mënyrën sesi erdhi ishte mjaft i shëmtuar. Sipas tij në futboll nuk ka rëndësi mënyra se si luan, pasi në fund vlen vetëm fitorja.

“Një gol mjaft i shëmtuar për mënyrën sesi erdhi. Duhet të jemi më të përqenduar, më të gatshëm dhe më të fortë. Duhet ta kishim mbrojtur rezultatin, tre pikët ishin detyrim. Nuk ka rëndësi si luan, rëndësi ka të fitosh. Do të kisha preferuar të luanim keq, por në fund të kishim të fituar. Nuk është hera e parë që pësojmë gol në minutën e fundit, fatkeqësisht.”- u shpreh Fernandez./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online