VIDEO/ Shënon në sekondën e fundit dhe feston si Drogba, emocione të mëdha te Man.Utd-Everton

Mançester Junajtid duket se po dorëzohet në luftën për titullin kampion, teksa ka humbur 2 pikë mjaft të vlefshme në minutën e 95-të ndaj Evertonit. “Djajtë e kuq” e nisën me mjaft vrull pjesën e parë, ku në minutën e 24-të, Kavani bën atë që di të bëjë më mirë, duke shënuar golin e parë të takimit. Gjithashtu mesfushori i talentuar, Bruno Fernandez do të shënonte përsëri për Mançester Junajtid dhe do të mbyllte pjesën e parë në 2-0.

Në pjesën e dytë, lojtarët e Evertonit ndjekin mjaft mirë urdhërat e trajnerit Ançeloti duke shënuar 2 gola për 3 minuta, Doucoure në të 49-tën dhe James Rodriguez në të 52-tën. Mançesteri nuk u pajtua me këtë rezultat dhe u hodh i gjithi në sulm dhe në minutën e 70-të i riu Mc Tominay rikthen në avantazh përsëri skuadrën e drejtuar nga Olegun Solskjaer.

Teksa gjërat po shkonin drejt fundit dhe Mançester Junajtid do të merte tre pikë mjaft të vlefshme, Calvert Leëin do të të shënonte në minutën e 95-të për të mbyllur gjithçka në 3-3, duke festuar si Drogba. Me këtë barazim Junajtid pozicionohet në vendin e dytë me dy pikë më pak se Siti, por këta të fundit kanë luajtur dy ndeshje më pak dhe kanë mundësinë ta thellojnë në 8 pikë këtë diferencë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *