Në javën e 10-të të Ligue 1, PSG ka mposhtur Brestin me rezultat 3-2. Skuadra e Luis Enrique-s ka arritur një tjetër fitore në kampionat. Kilian Mbape ishte në qendër të vëmendjes për shkak të festimit të tij.
Teksa shënoi golin e fitores nga penalltia në minutën e 85, francezi festoi para syve të tifozëve të Brest dhe nisi të bënte disa gjeste kundër tyre, duke u sjell në mënyrë shumë arrogente. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/