VIDEO/ Shënoi golin e 10 në kampionat, ish-sulmuesi i Kukësit lë pas Ikardin dhe renditet i 5-ti në listën e golashënuesëve në Turqi

Valon Et’hemi është duke zhvilluar një sezon mjaft pozitiv në kampionatin turk. Ish-sulmuesi i Kukësit ka shënuar sot golin e tij të 10 në Turqi, duke ndihmuar Istanbulsporin të marrë tre pikët kundër Shivasporit. Et’hemi godet topin në zonë në minutën e 5-të të ndeshjes dhe sfera prek në dorën e mbrojtësit kundërshtar. Pas rishikimit të pamjeve me VAR, arbitri akordon 11 metërsh, i cili shndërrrohet në gol nga Valon Et’hemi.

Istanbulspori shënon edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, fillimisht me Duhanein në minutën e 59 dhe më pas me Lokuilon në të 88-në dhe merr tre pikë që e dërgojnë në vendin e 16 në tabelën e renditjes. Por nëse Istanbulspori gjendet në pjesën e poshtme të klasifikimit, emri i ish-futbollistit të Kukësit ndodhet në top 5-she të listës së golashënuesëve në kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar shkon në kuotën e 10 golave dhe lë pas edhe Mauro Ikardin për numrin e golave të shënuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *