Ish-lojtari i Kombëtares merr drejtimin e klubit kryeqytetas, bardheblutë njoftojnë ndryshimin e trajnerit

Ismet Munishi nuk do të jetë më trajneri i ekipit të Prishtinës. Trajneri i njohur është larguar nga drejtimi i kryeqytetasve pas rezultateve negative të marra në javët e fundit në kampionat. Lajmin e ka përcjellë vetë klubi Prishtina përmes faqes së vetë zyrtare në “Facebook”. Bardheblutë e Kosovës i besojnë kreun e pankinës ish-lojtarit të Kombëtares shqiptare, Debatik Currit, deri në një njoftim të dytë.

“Faleminderit Ismet Munishi! Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mos arritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit. FC Prishtina e falëndëron përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër. Skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri”, ka njoftuar klubi Prishtina./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online