VIDEO/ Shënoi gol spektakolar nga mesfusha, Murinjo habit me deklaratën për lojtarin: Nuk jam i lumtur me të

Totenhemi ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 skuadrën e Ludogorets në ndeshjen e mbrëmshme të vlefshme për fazën në grupe të Europa League. Goli i vitit erdhi nga Herri Uinks, i cili me një gjuajtje nga mesfusha e dërgon topin në rrjetë. Megjithatë në intervistën pas ndeshjes, lojtari i Spërsave u tregua i sinqertë dhe pranoi se ishte një krosim për Bejl, por që përfundoi në gol.

“Do më pëlqente të ulesha këtu dhe të thoja që e bëra vetë, por duhet të jem i sinqertë dhe të them jo. Pashë Bejlin që po vraponte për në zonë. Sigurisht që do e pranoj në fund të ditës, pasi ka kaluar kohë që kur kam shënuar, por jam i lumtur me mënyrën se si skuadra ka laujtur“, ka thënë Uinks për “BT Sports“.

Por kjo deklaratë nuk është pritur edhe aq mirë nga trajneri i tij. Murinjo ka thënë në një intervistë se nuk është i lumtur me fjalët e lojtarit të tij, pasi nëse nuk do të tregohej i sinqertë mund të fitonte çmimin Pushkash për golin e vitit.

“Ai është shumë i sinqertë! Nuk janë i lumtur me të. Me një gol të tillë duhet të thuash që e kishe planifikuar, por ai është një djalë i mbarë.  Është i ndershëm“, ka thënë Hoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *