Erlind Haland ka shënuar dy gola në debutimin e tij në Premier Ligë. Por më tepër se sa golat, vëmendjen e mori me intervistën pas ndeshjes. Norvegjezi dukej tejet i entuziasmuar përpara mikrofonit të “Sky Spost”-it, aq sa nuk mundi t’i vërë dot fre fjalorit të tij.
I pyetur nëse mund të kishte shënuar “hat-trick” sonte, Haland është përgjigjur duke përdorur një fjalor jo të hijshëm oër transmetim. Gazetari britanik i tërheq vëmendjen për fjalën e thënë, por sulmuesi i Sitit përsërit në mënyrë të pandërgjegjshme të njëjtën fjalë, duke shkaktuar të qeshura të shumta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
“It’s a bit shit.”
“Shit, sorry.”
Petition to make Erling Haaland do post match interviews every week pic.twitter.com/yCyrstlHUQ
— FootballJOE (@FootballJOE) August 7, 2022