SHBA-të dhe Uellsi janë ndarë në paqe mbrëmjen e sotme. Skuadrat kanë barazuar me rezultatin 1-1, duke e lënë të hapur deri në fund garën për kualifikim. Një fitore do i dërgonte me njërën këmbë në fazën tjetër, por duket se objektivi kualifikim do të vendoset në ndeshjen e fundit. SHBA-të kaluan të parat në avantazh.
Weah dërgon topin në rrjetë në minutën e 36, ndërsa në pjesën e dytë ishte Gareth Bale ai që i hoqi nga duart fitoren. Sulmuesi uellsian transformohet kur vesh fanellën e Kombëtares dhe këtë e ka vërtetuar edhe sot. Në minutën e 82-të Uellsi fiton të drejtën e një 11 metërshi, nga ku Bale tregohet i saktë dhe e dërgon topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GARETH BALE AGAIN FOR WALES pic.twitter.com/BSy61NUdtJ
— ? (@StopThatBale) November 21, 2022