VIDEO/ Shakaja e hidhur e fatit lë Zvezdën jashtë Champions! Portieri pret penallti dhe pastaj gafë amatore pas 20 sekondash, e pabesueshme ajo që ndodh

Një ngjarje në kufijtë e së pabesueshmes ishte ajo që ndodhi në mbrëmjen e sotme në ndeshjen mes Crevena Zvezdës dhe Maccabi Haifa. Ndeshja e parë kishte përfunduar në shifrat 3-2 në favor të ekipit israelit. Ndërkohë fillimi i ndeshjes së luajtur në Serbi ishte ai që pritej, Zvezda kaloi në avantazhin e dy gola, duke i dërguar shifrat në 2-0. Teksa u mendua se gjigandët serb do të kalonin më tej, arbitri akordoi penallti në minutën e 5 të shtesës në pjesën e parë për miqtë.

Portieri do të arrinte që të evitonte golin duke u shndërruar në hero. Por vetëm 20 sekonda më vonë, një goditje tërësisht pa pretendime nga distanca dhe lehtësisht e evitueshme do të shndërrohej në gol për Maccabin. Nuk mbaron këtu! Trajneri i Zvezdës aktivizoi në minutën e 78 të takimit Milan Pavkov, që luante ndeshjen e fundit me këtë skuadër para se të largohej për në Arabinë Saudite. Në minutën e 90 të ndeshjes ishte pikërisht Pavkov që shkaktoi një autogol duke dhënë lamtumirën në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi Zvezda ngeli pa grupet e Champions League. Shaka e hidhur e fatit! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *