VIDEO/ Sezon i çmendur për Emir Sahitin, sulmuesi shqiptar tund rrjetën për të 3-tën herë radhazi

Emir Sahiti po shkëlqen në radhët e Sibenikut. Sulmuesi shqiptar po zhvillon një sezon të çmendur në Kroaci, ku tashmë numëron plot 8 gola deri më tani, ndër të cilët 6 i ka shënuar në kampionat. Lojtari që ka mbajtur veshur edhe fanellën e Shpresave kuqezi ka tundur rrjetën për të 3-tën ndeshje radhazi, teksa ka zhbllokuar shifrat në takimin e sotëm kundër Rijekës.

Pjesa e parë e këtij takimi është mbyllur me rezultatin 1-2 në favor të Sibenikut dhe ishte pikërisht Sahiti ai që përfitoi nga një gabim në mesfushë i kundërshtarëve për të rendur drejt portës, duke shënuar këhtu golin e parë të kësaj përballjeje. Megjithatë në lojë janë edhe 45 minuta të tjera për tu luajtur dhe sulmuesi shqiptar ka ende kohë në dispozicion për të rritur statistikat e tij për këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online