VIDEO/ Sevilla prek finalen dhe fut në sherr lojtarët e Manchester United, “djajtë e kuq” i thonë lamtumirë Europa League

Sevilla ka eliminuar Manchester United, duke shkuar kështu në finalen e Europa League, të cilën vitet e fundit e kanë fituar 3 herë. Një gol në minutën e 79 solli avantazhin 2-1 të spanjollëve, duke befasuar “djajtë e kuq” pak minuta përpara vërshëllimës përfundimtare.

Por përpos epërsisë ky gol ka sjellë edhe sherr në kampin kundërshtar. Kanë qenë pikërisht lojtarët Bruno Fernandez dhe Lindelof ata të cilët kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Situata është nxehur mes tyre, teksa Lindelof shihet duke bërtitur kundër portugezit, megjithëse ishte fajtor në golin e pësuar.

Ndërkohë Manchester United ishte i pari që gjeti rrugën e rrjetës, madje që në miutën e 9-të falë një penalltie të përkthyer në gol nga Fernandez. Më pas një ish-milanist si Suso ishte ai që barazoi në minutën e 26, për të ardhur më pas në atë gol që përmbysi gjithçka dhe bëri që “djajtë e kuq” t’i thonë lamtumirë Europa League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/AmrShar80677169/status/1295099215165689857

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online