Interi ka humbur mundësinë për ta mbyllur me trofe këtë sezon. Zikaltërve u ka ikur nga duart trofeu në minutën e 74-t, atëherë kur devijon roveshatën e Diego Karlos në portë. Ky gol vulosi edhe rezultatin përfundimtar 3-2, që i jep spanjollëve Kupën e 4-t në këto 6 vite të fundit, ndërsa në total është i gjashti në histroinë e tyre.
Statistika këto që tregojnë se Sevija në një farë mënyre është Real Madridi i këtij kompeticioni, të cilin e ka si terrenin e saj të preferuar. Pavarësisht se i shkoi pranë deri në finale, Antonio Konte nuk mund ta përmbushë dot dëshirën e tij për të shijuar trofeun e parë me Interin. Mbetet për t’u parë nëse e ardhmja e tij do të vijojë të mbetet zikaltër edhe në sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Lukaku finally scored with his first touch ? https://t.co/0Wjnw49xzX
— Goffeng – FUT Trader (@Goffeng_Trader) August 21, 2020