“Humbi punën se mbështeti Serbinë“, Grillo flet për mediat serbe: Brezi im në Shqipëri dashuronte ekipet e ish-Jugosllavisë

Komentatori shqiptar, Kosta Grillo, ka folur ditën e sotme për median serbe “Novosti“. Qendra e bisedës ka qenë pikërisht ndeshja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdën, që duket se ka vënë në dilemë komentatorin e futbollit, pasi është një simpatizant i bardhekuqve. Në Serbi theksojnë faktin se Grillo ka humbur vendin e tij të punës për shkak se shprehu dëshirën për të mbështetur Kombëtaren e tyre në Botërorin e vitit 2018.

Ndërkohë në intervistën e tij komentatori sportiv shprehet i sigurt se presidenti Halili do ta dyfishojë shpërblimin për Tiranën në duelin kundër Zvezdës, ndërsa më tej tregon për median serbe se brezi i tij pëlqente të shihte ekipet e sportit nga ish-Jugosllavia.

“Mediat nuk kanë filluar ende të shkruajnë për ndeshjen. Vetëm trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, ka komentuar mbi takimin, duke thënë se Zoti është me ta. Ndërkohë presidenti Refik Halili premtoi 100 mijë dollarë për skuadrën nëse fitonin ndaj Dinamos. Kjo ishte përpara ndeshjes dhe jam i sigurt se do të jetë dyfish për një fitore të mundshme kundër Zvezdës. Tifozët e Tiranës janë ndër më agresivët dhe të famshmit në Shqipëri. Gjithashtu janë ndër kundërshtarër më të mëdhenj të partisë së Edi Ramës.

Do jem në stadium për të parë një nga ndeshjet më të rëndësishme të raundit të dytë kualifikues të Champions League. Do të gëzoj me të madhe për Tiranën, por do ta mbështes edhe Zvezdën përbrenda.

Shumë njerëz në Shpëri përpara viteve 90’ ishin tifozë të klubeve nga Ish-Jugosllavia, is Crvena Zvezda, Partizani, Dinao, Hajduku, Vardari apo Buducnosti. Unë e dua Dule Savic dhe prandaj jam tifoz i Crvena Zvezdës. Brezi im në Shqipëri dashuronte të shikonte futboll, basketboll apo volejboll nga ekipet e ish-Jugosllavisë“, ka deklaruar Kosta Grillo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online