Serxho Ramosi ka qenë protagonisti kryesor në përballjen e sotme mes Barcelonës dhe Sevijës. Mbrojtësi spanjoll është kthyer atje ku e nisi karrierën e tij si futbollist, por ecuria nuk po i shkon sipas planit. 37-vjeçari ka hyrë sot në fushë si titullar në një përballje mjaft të rëndësishme, kundër rivalit të tij më të madh, Barcelonës.
Por Ramos është larguar me “turp” nga stadium i klubit katalanas. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 76 dhe mban firmën e tij. Shpesh jemi mësuar ta shohim ish-mbrojtësin e Realit të Madridit të shënojë, por rrallë herë në portën e tij. Autogoli i sotëm i ka kushtuar humbjen Sevijës, teksa ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-0 për Barcelonën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
lamine and fermin shamelessly celebrating next to ramos it doesn’t get any better than this pic.twitter.com/vYXpHFZGH5
— ? (@frenkiedejonk) September 29, 2023