VIDEO/ Serisë së 11 ndeshjeve pa humbje i vjen fundi, Monza e Galianit shokon Milanin në fund dhe i bën dhuratën e bukur Juventusit

Serisë prej 11 ndeshjeve pa humbje në të gjitha kompeticionet për Milanin i erdhi fundi. Kuqezinjtë janë dorëzuar në Brianca. Monza ka shokuar “djallin” në minutat e fundit, duke e mposhtur me shifrat 4-2.

Pesina nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën e 44-t dhe Dani Mota në minutën e 6 të shtesës së pjesës së parë e dërguan Monzën në dhomën e zhveshjes në epërsi. Kuqezinjtë e Piolit reaguan në pjesën e dytë të takimit, kur ngushtuan fillimisht diferencat me anë të Zhirusë në minutën e 65. Vetëm dy minuta nga fundi i kohës së rregullt Pulisiçi riktheu baraspeshën në lojë, por që zgjati jo më shumë se 120 sekonda.

Bondo i dërgoi shifrat në 3-2, ndërsa në minutën e 96 Kolomboja fiksoi rezultatin përfundimtar në 4-2. Një shokim i vërtetë për Milanin nga klubi i Adriano Galianit. Megjithëse ka kaluar një jetë me Milanin, drejtuesi i Monzës këtë herë i bëri një dhuratë mjaft të bukur Juventusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online