VIDEO/ Sergio Ramos shënon gol me panenka dhe hesht tifozët, shkruan historinë në Champions League

Sergio Ramos ka hyrë në historinë e Champions League-s. Futbollisti spanjoll ka regjistruar sot golin e 17 në këtë kompeticion. Një shifër e tillë e bën mbrojtësin që ka shënuar më tepër gola në historinë e Champions-it. Ramosi tundi rrjetën përballë Lens-it, në humbjen 2-1 të Seville-s në Francë.

Mbrojtësi i skuadrës andaluziane realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 79 të takimit, për të barazuar përkohësisht shifrat. Ekzekutimi i Ramosit ishte i përsosur, teksa me një panenka la të shtangur portierin kundërshtar. Menjëherë pas golit, ai u ndëshkua me karton të verdhë, pasi në tentativë për të goditur sërish topin goditi portierin kundërshtar. Sergio Ramos më pas i është drejtuar tifozëve francezë, duke i bërë me shenjë që të heshtin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *