Lacio ka fituar me rezultatin 2-0 kundër Veronës, por pavarësisht shifrave ndeshja nuk është përjetuar qetësisht nga Mauricio Sarri. Trajnerin e bardhekaltërve e kanë lënë për një moment nervat dhe bëhet protagonist me një gjest të pahijshëm.
Sipas “DAZN”-it, Sarri pati një debat me trajnerin kundërshtar pas një kontakti që pati në fushë mes Luis Albertos dhe Iliçit. Debati u nxeh dukshëm dhe kreu i pankinës së Lacios reagon duke i treguar gishtin e mesit Maxolës.
Një gjest që mund t’i kushtojë një dënim nga Federata Italiane në ditët në vazhdim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Kapo’ Sarri di nero vestito https://t.co/5Ro8xHceqq
— stefzoc (@stefzoc) September 11, 2022