VIDEO/ Sakrifica e madhe e Armando Brojës, i gjakosur dhe nuk pranonte të dilte nga fusha e blertë te Chelsea-Brighton

Chelsea është kthyer te rezultati pozitiv në Premier League. Një ndeshje që u mbyll mes dramës dhe emocionit, teksa londinezët fituan me shifrat 3-2 ndaj Brighton. Pjesa e parë e takimit përfundoi 2-1, por në minutën e 45 Callagher mori kartonin e dytë të verdhë dhe la Chelsea me 10 lojtarë.

Në minutën e 65 ishte Fernandez që shënoi nga penalltia për 3-1 dhe Broja do të aktivizohej në minutën e 81 të takimit duke marrë vendin e Mudryk. Por Brighton nuk u dorëzua dhe ngushtoi diferencën në minutën e 2 të shtesës me Joao Pedro. Më pas Broja u gjakos nga hunda pas një përplasje në fushë dhe nuk pranonte të dilte nga fusha sipas urdhrave të arbitrit, pasi sulmuesi nuk kërkonte që ta linte Chelsea-n me 9 lojtarë në fushë. Në fund, Broja u detyrua që të dilte dhe të mjekohej. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *